Titulli dhe sulmuesi më i mirë, Hidi flet “pa doreza”

Teuta e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë në klasifikim dhe në kampin durrsak janë të kënaqur për atë që kanë arritur deri më tani. Vetë presidenti Edmond Hasanbelliu para pak kohësh deklaroi se objektivi janë Kupat e Europës.

Ndryshe nga një vit më parë, po kërkohet që ekipi të mbahet më këmbë në tokë. Kjo është shumë e rëndësishme, nisur edhe nga diferencat e vogla mes ekipeve në Superiore. I ftuar në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkelejda Zeko në “Ora News”, ka qenë portieri Isli Hidi.

Në lidhje me objektivat ai ka qenë i qartë:“Stafi dhe presidenti kanë vendosur si objektiv Kupat e Evropës dhe titulli mund të vij ndeshje pas ndeshjeje. Them se po bëjmë një kampionat të mirë”, ka deklaruar portieri i Teutës. 

I pyetur në lidhje me sulmuesin më të rrezikshëm të Superiores, Hidi ka veçuar goleadorin e Kukësit. “Sulmuesi më i mirë dhe ai që na ka krijuar probleme është Rexhinaldo i Kukësit, meqë kemi dhe Gjicin përballë”, është shprehur Hidi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online