“Tirana e vërtetë” surprizuese, Luftëtari vetëm me një ndryshim

Ze Maria e tregoi formacionin  një ditë para ndeshjes, në konferencë për shtyp. Braziliani surprizoi me këtë, por më së shumti ka habitur me aktivizimin e Eni Imamit në qendër të mbrojtjes. Ndoshta mund të ketë ndonjë lëvizje para ndeshjes, duke bërë rokadë me Hoxhallarin.

Gjithsesi gjatë seancave stërvitore Imami është projektuar si qendërmbrojtës. Ka disa lëvizje, me kapitenin Karabeci që e nis nga stoli. Daja merr shiritin, Oduamadi krahun e djathtë të sulmit, kurse në majë Blazhevski. Kjo është Tirana e vërtetë e Ze Maria dhe sot u ka premtuar fitore tifozëve.

Nga ana tjetër vjen Luftëtari, i vetmi ekip që ka bërë më ke se Tirana deri më tani. Gjirokastritët i kanë humbur tre ndeshjet e para. Trajneri Millosh Kostiç ka bërë vetëm një lëvizje në formacion. Rikthehet Xhekson, i cili ishte i pezulluar dhe pjesa tjetër e titullarëve nuk ndryshon. Objektivi po, kërkohen pikë me çdo kusht ndaj bardhebluve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E diel, më 16 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana-Luftëtari

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Daja, Hasani, Oduamadi, Kobinah, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Radoviç, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Paulin Simoni, Redian Dobruna, Klajdi Kola

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online