Tifozët në stadiume, ligjin e bëjnë gjermanët

Futbolli gjerman ka pësuar një rënie të dukshme në aspektin e cilësisë. Hera e fundit që ekip gjerman ka fituar një trofe europian, ka qenë në vitin 2013. Bajerni i Mynihut, “gjiganti” i vetëm Bundesligës, nuk ka më forcën dhe hijen e dikurshme. Megjithatë, në një aspekt, askush nuk ua kalon gjermanëve: Tifozët.

Në një studim të bërë së fundmi nga “UEFA” mbi shifrat e tifozëve në stadiume, rezulton se në 10 ekipet me numrin më të madh të biletave të shitura, tre janë gjermanë, madje dy vendet e para të podiumit mbahen nga skuadra të Bundesligës.

Borusia Dortmund, kryeson me një mesatar prej 79496 tifozës për ndeshje, ndërsa në vend të dytë vjen Bajerni i Mynihut me 75000 tifozë për ndeshje. Ekipi i tretë gjerman në këtë listë është Shalke me 61197 tifozë për ndeshje, shifër kjo që e vendos në vendin e shtatë në botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *