Roma po përgatitet për dy përballjet në Champions Ligë. Përballë ekipit të Di Françeskos do të jetë Porto, në një duel shumë të fortë. Ndeshja e parë zhvillohet në “Olimpico” të martën, ndërsa ajo e kthimit do të luhet me datë 6 mars në Portugali.
Tifozët romanë kanë protestuar për çmimet e biletave të ndeshjes së kthimit në Portugali. Atyre u duhet të paguajnë 50 euro, ndërsa vendasve do u duhet të paguajnë vetëm 20 euro.
Një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e UEFA-s që është e qartë: biletat e tifozëve miq duhet të jenë me të njëjtin çmim me ato të atyre vendas. Çështja mund të përfundojë në Komisionin Disiplinor të Nion dhe klubi luzitan rrezikon.
Për situatën e krijuar ka folur dhe Aleksandër Ceferin, i cili “kërcënon” Porton. “Ne kemi rregulla dhe raste të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë në këtë sezon. Ne kemi marrë vendime disiplinore dhe do të ketë dënim për Porton, nëse është kështu siç pretendohet”, ka sqaruar shkurtimisht presidenti i UEFA-s.