Tifozët anglezë “në kor” kundër arbitrit: Dëshiron t’i dhurojë titullin Sitit!

Mançester Siti mposhti Arsenalin me rezultatin 3-1 dhe diferenca momentale me Liverpulin ka zbritur në dy pikë, me djemtë e Klop që do të luajnë sonte në mbrëmje përballë Uest Hemit në transfertë. Ndërkohë që tifozët e Sitit presin ndonjë dhuratë nga “Çekiçët”, tifozët e ekipeve të tjera angleze kanë shpërthyer kundrejt arbitrit Martin Atkinson.

Trigolëshi i Agueros i dhuroi fitoren ekipit të Guardiolës. Argjentinasi shënoi në fillimin dhe fundin e pjesës së parë, ndërsa Koshielni barazoi përkohësisht ndeshjen. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-1 për vendasit, por Aguero shënoi sërish në minutën e 61-të dhe vulosi fitoren e Sitit.

30-vjeçari u ndihmua nga dora e majtë për të shënuar golin e tretë, ndërsa arbitri e cilësoi golin të rregullt. Atkinson, i cili njihet në vendin tonë pasi arbitroi ndeshjen kundër Serbisë në Beograd, cilësohet si një tifoz i Mançester Sitit dhe kjo nuk është hera e parë që favorizon “qytetarët”.

Tifozë të ndryshëm kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale. “Atkinson dëshiron t’i japë titullin Mançester Sitit”, është një nga komentet e shumta, që personifikon dhe protestën e tifozëve të kampionatit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online