Thyhet rekordi i Alisonit, Kepa bëhet portieri më i shtrenjtë në botë

Kepa Arrizabalaga është lojtari më i ri i skuadrës së Çelsit. Në mëngjesin e sotëm është zyrtarizuar dhe kalimi i “gardianit” nga Atletiko Bilbao tek Çelsi. Një lëvizje e madhe që vendos një rekord të ri sa i përket transferimit të një portieri.

Plot 80 milion euro ka qenë shifra që kanë paguar “Blutë” e Londër për portierin 23-vjeçar. Spanjolli kishte nënshkruar dhe për 5 vite të tjera me skuadrën baske, por skuadra e Sarrit u detyrua që të bënte një sforco financiare, pasi Kurtua donte largimin me çdo kusht.  Kepa pritet që të përfitojë rreth 6 milion euro në sezon në Londër, 2 milion më shumë se në Spanjë. Pasditen e sotme, portieri i ri do të bashkohet me ekipin.

Kepa bëhet kështu portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi thyen rekordin e vendosur nga Alison këtë merkato, i cili u transferua nga Roma tek Liverpul për shifrën e 72,5 milion eurosh.

Në këtë mënyrë është hapur mundësia që Kurtua të largohet tek real Madrid, me kampionët e Europës që janë gati të paguajnë 35 milion euro për “gardianin”, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online