Thumbimet e Lovren: Ramos gabon pafund, unë për një nuk i flas gruas!

Dejan Lovren përjetoi një sezon fantastik, duke arritur në finalen e Champions-it me Liverpulin dhe atë të Kupës së Botës me Kroacinë e tij. Dështoi në të dyja sfidat, por ky është futbolli.

29-vjeçari i “The Reds” u shpreh dy ditë para finales së 12 korrikut kundër Francës se ishte “një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë”, diçka që solli debate në rrjetet sociale. Lovren ka folur për “YouTube Copa 90”, duke sulmuar Sergio Ramos.

Spanjolli i Real Madrid u shpall “mbrojtësi më i mirë” nga FIFA, ndërsa kroati nuk përton të “sulmojë” kapitenin e ekipit “merengues”, i cili është një figurë e urryer në Liverpul, për shkak të faulleve kundër Salah dhe Karius në finalen e Kievit në Champions.

Unë kam thënë se jam ndër më të mirët dhe jo më i miri. Vij nga një sezon ku kam luajtur finalen e Champions Ligës dhe atë të Kupës së Botës. Henri më cilësoi si mbrojtësin më të mirë të Botërorit. Sergio Ramos? Ai bën më shumë gabime se unë, por luan me Realin e Madridit. Kur luan me Kristiano Ronaldon, edhe nëse bën gabime me rezultatin 5-1, 5-2, askush nuk t’i vë re gabimet. Unë jam i pafat, kur skuadra ime gabon, pësojmë gol. Nuk ka gjyqtar më të mirë se vetja: kur bëj ndonjë gabim në ndeshje, nuk i flas gruas time për 1 javë. Nuk ia lë fajin askujt, përpiqem të qëndroj i qetë dhe të jem profesionist.”

Lovren ndalet dhe te mbrojtësi më i mirë në botë, sipas mendimit të tij, duke thumbuar përsëri Sergio Ramos. “Varan është një mbrojtës, i cili më pëlqen shumë. Besoj se është më i fortë se Ramos dhe e ka treguar një gjë të tillë në vitet e fundit dhe në sezonin e kaluar. Fitoi Kupën e Botës dhe Champions-in, por nuk gëzon të njëjtën konsideratë me Sergio Ramos”, përfundon mbrojtësi kroat i Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online