Thumbi i radhës nga Murinjo: Juve për Champions, shihni sa ka investuar!

Zhoze Murinjo mendon se Juventusi është kandidat serioz për të triumfuar në Champions League, për shkak të investimeve të jashtëzakonshme në tregun e futbollistëve. Në konferencën për shtyp para ndeshjes në kampionat trajneri portugez ka komentuar shortin në Champions League dhe duket qartë që përdor çdo argument për të thumbuar klubin e tij, që nuk ia plotësoi kërkesat e merkatos në verë.

“Ata nuk fshihen. Juve është gjithnjë një kandidat serioz për sukses në Europë, por investimi i kryer këtë verë tregon se këtë radhë duan të fitojnë.

“Në do të mundohemi të fitojmë, si në çdo ndeshje, edhe pse Kristiano Ronaldo është ende lojtar i madh. Mendoj se atij i pëlqen kur kthehet këtu, ndodhte edhe kur luante për Realin, por natyrisht kur kthehet me një ekip tjetër, ai vjen për të bërë një punë, për ekipin tjetër”.

Sipas Murinjos, problemi i Junajtid në këtë fillim sezoni është mbrojtja: “Ne duam të luajmë futboll ofensiv, por nëse mbrojtja nuk funksionon, është e kotë. Çdo ekip i madh ka mbrojtje të fortë. Të shohim, vjet e nisëm me 4 fitore dhe pastaj nisën humbjet, ndoshta këtë vit humbjet i heqim qafe që në fillim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online