Kalimi i Eden Hazard tek Reali i Madridit po shndërrohet në një fakt. Belgu kërkohet prej kohësh nga madrilenët, që janë gati të hapin thesin për ta shkëputur nga Çelsi. Zidan është përgjegjësi i merkatos tashmë dhe francezi ka dhënë “bekimin” e tij për ardhjen e 28-vjeçarit.
Shpejtësia, teknika e lartë apo aftësia finalizueze e tij janë diçka që mungon në Madrid. Së fundmi gazeta “Marca” jep lajmin e madh për tifozët e “Los Blancos”. Marrëveshja mes Florentino Perez dhe zyrtarëve londinezë është thuajse e mbyllur.
Lojtari kështu do të arrintë të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur me galaktikët sezonin e ardhshëm. Në ditët në vijim pritet që Eden të udhëtojë për në kryeqytetin spanjoll për të njohur qytetin dhe për të gjetur një shtëpi. Kontrata do të jetë gjashtë vjeçare.