Thellohet skandali me Naingolan: Dua të iki nga Interi, jam në një thertore

Raxha Naingolan i ka punët keq te Interi. Edhe pse belgu u konsiderua si një nga goditjet më të mëdha të zikaltërve në verë, tani situata duket se ka arritur në një pikë ku nuk ka kthim pas. Mesfushori është përjashtuar nga klubi dhe nuk do të jetë në ndeshjen me Napolin.

Problemet nuk kanë të sosur për lojtarin, të cilit i kanë publikuar një përgjim telefonik, ku ai dëgjohet të flasë në një gjuhë aspak të hijshme për ekipin e tij. Naingolan e shpreh hapur se do të ikë sa më parë nga San Siro, duke e konsideruar ambientin si një thertore.

“Jam në një thertore, dua të largohem nga Interi menjëherë. Unë kam dhënë më të mirën gjithnjë dhe jam i qetë, por nëse tifozët më ofendojnë sërish nuk e di se çfarë do të bëj. E kam mik Totin dhe mund të më ndihmojë që të iki, por do më duhet që të bëj ndonjë rrëmujë këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online