Java e gjashtë e Superiores mbyllet me dy takimet që luhen në Durrës dhe Vlorë. Në “Niko Dovana” do të përballen Skënderbeu dhe Teuta, në një ndeshje që është speciale për trajnerët e të dyja ekipeve.
Shkëmbi drejton durrsakët kundër Skënderbeut, ekipit “mëmë” ku ka mbajtur shiritin e kapitenit dhe ka fituar shumë trofe. Nga ana tjetër është Shehi kundër vendlindjes, kundër ish-shokëve të tij si Shkëmbi, Osmani, Bicaj e Progni.
Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
TEUTA-SKËNDERBEU
Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Gashi, Kruja, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Lulaj, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Ardian Beqiri
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Besnik Kaimi
Flamurtari në Vlorë pret Kastriotin e vendit të parafundit. Nuk do të jetë shëtitje, pasi krutanët do të mundohen ta marrin një pikë. Për skuadrën e Dajës fitorja është i vetmi objektiv dhe pas dy humbjeve radhazi është detyrim.
Për këtë ndeshje Flamurtari nuk ka të gatshëm Allën, i cili nuk është rikuperuar. Rikthehet Hysenaj, i cili do e nisë nga minuta e parë. Edhe Kastrioti në Vlorë nuk ka të gatshëm Çelën e pezulluar. Shehi zë vendin e tij, ndërkohë që rimerr vendin e tij në mesfushë Çutra.
Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI-KASTRIOTI
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Beqaj, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Shehi, Stijepoviç, Roxher, Çutra, Shehu, Mziu, Marku, Atsina. Trajner: Elvis Plori
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klodian Shahini
Delegat: Uvil Zajmi Vëzhgues: Fatmir Tare