Teuta e konfirmon, largohet një titullar i rëndësishëm

Teuta e Blendi Shkëmbit vijon të distancohet gjithnjë e më shumë nga ajo e sezonit të kaluar, duke konfirmuar largimin e radhës. Klubi bregdetar ka njoftuar me anë një njoftimi në “Facebook”, ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Shpëtim Moçka.

Futbollisti vlonjat largohet mbas tri sezonesh me skuadrën durrsake, ku në shumicën e kohës ka luajtur si titullar. Gardiani 28-vjeçar ka qenë një ndër protagonistët e Teutës gjatë sezonit të kaluar, pasi jo vetëm që kontribuoi me pritje, por edhe me një gol vendimtar në ndeshjen ndaj Partizanit.

Me largimin e Moçkës dhe të riut Elhan Kastrati, reparti i portës së Teutës ndryshon krejtësisht fytyrë. Portieri i ri i durrsakëve pritet të jetë Isli Hidi. Kryeqytetasi rikthehet në Shqipëri duke i dhënë fund një emigrimi të gjatë në Qipro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online