Merkato e Teutës nis me lëvizje në dalje, teksa është një nga lojtarët e mbrojtjes që zyrtarizon largimin nga durrsakët. Mbrojtësi Erlis Frashëri, i cili në janar la Kamzën dhe ia bashkua “Djemve të Detit” e mbyll pas vetëm gjashtë muajsh.
Frashëri largohet me falënderime, teksa në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan: “Nga sot nuk jam më pjesë e KF TEUTËS, Falënderoj presidencën, stafin teknik dhe grupin e mrekullueshëm të lojtarëve me të cilët kalova shumë momente pozitive. Suksese”.
Mbrojtësi 31-vjeçar u aktivizua me Teutën në 12 ndeshje, të gjitha si titullar dhe i luajti të plota të gjitha këto përballje. Në një periudhë ai mungoi për shkak dëmtimi dhe tashmë e mbyll me durrsakët dhe pret të nisë një eksperiencë të re, me gjasa sërish në Superiore.