Pele: Mbape mbret? Ju tregoj çfarë i duhet për kurorën!

0

Një nga lojtarët më të mirë në histori, braziliani, Pele është ndalur te sulmuesi Kilian Mbape. Legjenda e Brazilit dhe Santosit i jep disa këshilla francezit. Në një intervistë për “Le Parisien”, ai u shpreh se ylli i PSG nuk është një “mbret” dhe ka akoma për të përmirësuar. 19-vjeçari me shumë mundësi do t’i marrë seriozisht këto fjalë, duke qenë se i thotë një “mit” i futbollit.

“Ai po kalon teste të njëpasnjëshme për t’u bërë mbret, por nuk është akoma i tillë. Nëse do t’i jepja një këshillë, është që të kujdeset për trupin e tij. Ana fizike është thelbësore për një futbollist dhe ai e ka këtë. Nuk i mungon shumë.

Mendoj se duhet të jetë më shumë lider. Duhet të ketë më shumë impuls në lojë dhe të kërcejë më shumë. Kjo është ajo që bën ndryshimin me të tjerët, sepse unë për shembull kam pasur shumë vrull. Mendoj se nuk ka nevojë të largohet nga Franca për t’u bërë një nga më të mirët në histori”, thotë legjenda braziliane.

Pele fitoi një kupë Bote kur ishte 17-vjeç dhe Mbape e bëri këtë me Francën në moshën 19-vjeçare. Braziliani e fitoi edhe dy herë të tjera. Mbape është në rrugën e duhur për të kapur rekordet e tij, pasi është shumë i ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.