Gjërat në ambjentin e Interit nuk po shkojnë siç duhet prej kohësh. Muaji dhjetor duket se është konfirmuar dhe një herë tjetër si një makth për zikaltrit, ku pas eleminimit në Champions, pasditen e djeshme ngecën në barazim ndaj Kievos në transferta, në shifrat 1-1.
Si për të mos mjaftuar kriza e rezultateve, pak momente më parë, klubi i Interit ka dalë në një komunikatë zyrtare duke deklaruar se Raxha Naingolan është i pezulluar nga ekipi për arsye disiplinore. Duket se durimi i klubit zikaltër ka marrë fund, pasi siç thuhet belgu është vonuar në stërvitjen e mëngjesit të sotëm.
Kujtojmë, Naingolan u transferua këtë verë tek Inter, ku u ble nga Roma për shumën e 38 milionë eurove, plus Nikola Zaniolon. 30-vjeçari, kaloi një periudhë dëmtimi dhe dje ndaj Kievos luajti si titullar pas një periudhe pushimi. Tashmë, duket se mesfushori duhet të pushojë përsëri.
Comunicato FC Internazionale Milano
? https://t.co/F1Kz9nveon #FCIM
— Inter (@Inter) December 23, 2018