Alegri i mrekulluar: Ky lojtar është i jashtëzakonshëm!

Juventusi mori një fitore mbrëmjen e kaluar ndaj Romës, duke u shpallur zyrtarisht kampion dimri, pasi diferenca me Napolin është gjashtë pikë kur kanë mbetur dhe dy ndeshje për t’u mbyllur faza e parë. Pas sfidës ndaj Romës, trajneri i bardhezinjve foli për mediat, duke u shprehur se ende nuk kanë arritur asgjë.

Alegri tha se të jesh kampion dimri nuk do të thotë se ke fituar kampionatin. Gjithashtu tekniku shtoi se, Juventusi po bën mirë dhe për këtë gjë është i kënaqur. Më tej, ai shtoi se forma që po kalojnë Manxhukiç dhe Ronaldo është mjaft e mirë, sidomos kroati, i cili sipas trajnerit të “zonjës së vjetër” është një lojtar i jashtëzakonshëm.

“Jemi kampionë dimri, por akoma nuk kemi fituar asgjë. Po bëjmë gjëra të mira, jemi gjithashtu në fazën e 16 më të mirëve në Champions, por e rëndësishme është që kemi dhe pak distancë nga Napoli i vendit të dytë”.

“Mario është i rëndësishëm sepse e kombinon në mënyrën perfekte teknikën me fizikun. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kristiano Ronaldo gjithashtu ka punuar mirë edhe në ndeshjen ndaj Romës bëri një paraqitje të mirë, por Olsen ishte në formë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online