Tërbuni nuk ndalet as nga Dinamo, Korabi fiton ndaj Internacionalit

Tërbuni, skuadra kryesuese e Grupit A në Kategorinë e Dytë, zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Dinamos në Pezë-Helmës. Pukjanët mundën ekipin kryeqytetas me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Migel Metani, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në pjesën e parë.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer për Tërbunin, që përtej rezultatit, bëri një figurë shumë të mirë edhe në lojë, duke krijuar raste të shumta për shënim, gjatë gjithë ndeshjes. Një sinjal i qartë se pukjanët e kanë shumë seriozisht këtë vit dhe nëse llogariten edhe dy sulmuesit e afruar në janar, Sejdini e Merdini, atëherë grupi A i Kategorisë së Dytë ka një favorit të madh tashmë.

Në sfidën e sotme u mbajt edhe një minutë zi, në nderim të ish-futbollistit të famshëm të Dinamos, Vasillaq Zëri, i ndarë nga jeta ditën e premte.

Tërbuni – Dinamo           1-0
Shënues: Metani 43′

Korabi dhe Internacionali u ndeshën ditën e sotme në një takim miqësor, që u mbyll me fitoren e dibranëve me rezultatin 2-0. Shënuesit e golave për Korabin ishin Skuka dhe Dida. Në fundjavën e ardhshme, djemtë e drejtuar nga Dorian Bubeqi do të presin në Peshkopi Veleçikun, në kuadër të takimit të javës së 15-të Kategorisë së Parë.

Korabi – Internacional        2-0
Shënues: Skuka 10′, Dida 85′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *