Tërbuni fiton finalen me Sopotin, edhe Shkumbini e mbyll vitin me festë

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të vitit 2018 në Kategorinë e Dytë dhe sytë ishin në Pukë, atje ku luhej sfida më e rëndësishme e fundjavës, sepse Tërbuni kryesues priste rivalin më të madh për ngjitje në Kategorinë e Parë, Sopotin.

Përfundoi 1-0 për pukjanët, që dominuan dhe shënuan në minutën e 50-të me Takun, ndërsa më pas administruan mirë takimin delikat.

Me këtë fitore, Tërbuni e mbyll vitin me 24 pikë në 11 ndeshje, duke qenë perfekt në fushën e vet dhe duke pasur një rendiment të mirë edhe në transfertë.

Reziston mirë Luzi, fitues 4-0 në Velipojë ndaj Adës modeste, por edhe Gramshi po shkëlqen dhe sot shpartalloi Kukësin B 5-1.

GRUPI B

Shkumbini i Peqinit ka mbyllur me festë një javë të bukur, sepse fillimisht iu kthyen 3 pikë të hequra padrejtësisht nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa sot fitoi 2-0 me Termin në transfertë.

Kjo do të thotë se peqinasit e mbyllin vitin në krye të grupit B, me 32 pikë në 13 ndeshje, ndërsa nuk i ndahen Devolli e Maliqi.
Devolli fitoi sot 3-1 në Tepelenë, ndërsa Maliqi fitoi 2-1 në Skrapar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *