Shkëmbi: Fitore me vlera. Titulli? Flasim pas ndeshjes me Laçin

Teuta nuk ndalet dhe arriti të siguronte fitoren e nëntë në kampionat. 0-4 përballë Kastriotit dhe vendi i dytë në renditje me katër pikë më pak se Partizani. Bledi Shkëmbi ka folur për emisionin Gol pas Goli” në SuperSport”, duke vlerësuar fitoren e sotme. Trajneri korçar i Teutës nuk dëshiron ta përmendë fjalën titull dhe mendon vetëm për ndeshjen e fundit me Laçin.

FITORJA – “Është një fitore që merr vlera, pasi morëm 3 pikë. Dua të falënderoj çunat, pasi bëmë një pjesë të parë të mirë, siç e kishim përgatitur, duke marrë parasysh dhe terrenin e vështirë, por fatmirësisht gjërat shkuan siç i kishim parashikuar.

OBJEKTIVAT – “Ne nuk kemi fshehur gjë, por vazhdoj të them se kemi dhe një ndeshje të vështirë me Laçin ku do bëjmë më të mirën për të fituar dhe do të shohim nëse do t’i rrisim apo to mbetemi në objektivat ku jemi. Dihet që ne pretendojmë Kupat e Europës”.

PËRGATITJET – “Unë gjatë gjithë javës i përgatita lojtarët nga ana psikologjike, për të luajtur në një fushë të vështirë. U thashë lojtarëve që duhet të heqim dorë nga loja poshtë në këtë fushë, pasi e prisja më keq. Për fat të mirë arritëm të luanim siç e përgatitëm dhe siç e dëshiruam. Loja shkoi mirë dhe morëm 3 pikë”.

LOJTARËT E RINJT – “Kemi lojtarë të rinj dhe duhen menaxhuar mirë, por veç meritës së stafit, meritën më të madhe e kanë lojtarët me eksperiencë në ekip. Nga ata fillon shembulli. Ata vijojnë të jenë seriozë dhe ky është mësimi më i mirë për të rinjtë”.

NDESHJA BRENDA GRUPIT  “Kam luajtur edhe unë me ta. Lojtarët me eksperiencë më kërkuan një ndeshje si kundërshtar. E fitova ndeshjen, edhe pse kisha arbitrin me vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online