Telushi: Partizani super, këtu jemi të gjithë ushtarë!

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Demave” këtë sezon. Për më tepër dhe golashënues, Telushi ka treguar shumë herë se është shtylla e formacionit të Gegës. Pas ndeshjes kundër Kukësit dhe ngritjes së trofeut, 28-vjeçari tha për Supersport:

“Për pjesën e të fortit, kemi qenë të gjithë të fortë, jo vetëm unë. Gjithsesi, më bëhet qejfi që jam futur në zemrën e tifozëve dhe ndihem mjaft mirë dhe mjaft i lumtur. Kjo gjë të bën të japësh maksimumin.

Normalisht që jo vetëm për mua, por për të gjithë sportdashësit, derbi është një ndeshje kulmi i futbollit shqiptar. Mua më vinte keq që Tirana ishte në këto ujëra. Shpresoj që të qëndrojnë në Superiore dhe sezonin tjetër të përjetojmë sërish derbi të bukur”.

“Nëse do të ishte në dorën time, unë mendoj se nuk duhen shumë ndryshime. Po ta vini re, te Partizani u bënë të gjithë si puna ime, të gjithë ushtarë. Normalisht që çdo ekip ka të mirat dhe të këqijat e veta, por në pozicionin tim do të thoja që nëse do të mbanim topin më shumë në kontroll, do të ishte pozitive. Pjesa tjetër, ka qenë super”, përfundoi Telushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online