Starova: Ndikoi presioni, Selmani portieri më i mirë në Shqipëri!

Humbja ndaj Tiranës nuk është përjetuar aspak mirë nga trajneri i Laçit, Sulejman Starova. Në lidhjen direkte për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas tha se skuadra e tij ra pre e presionit

“Sot pësuam tre gola se kërkonim ta fitonim me çdo kusht ndeshjen. Selmani, që është portieri më i mirë në Shqipëri, na dha mundësinë që të kalonim anën psikologjike nga ne falë pritjeve të penalltive, por në momente të caktuara bënë disa gabime. Ndikoi dhe presioni. Përballë kishim një skuadër që luftoi fort. Presioni që kishim na bëri që të bëjmë gabime. Kemi bërë gabime që s’i kam parë ndonjëherë. Tirana e menaxhoi mirë lojën dhe e meritoi fitoren”.

“Ne kemi qenë kandidat deri në fund për Europën. Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, qoftë Teuta, Skënderbeu ose Flamurtari. Klubi s’ka pasur fat në afrimet e kryera në janar”.

PARTIZANI – “Do të kem kohë t’i uroj ata. Sot jam shumë i mërzitur për këtë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online