Bruno Telushi bëri mjaft mirë me Partizanin e tij, por nuk arriti që të merrte pikë në Vlorë, ku luante me statusin e një “ish”-i. Vlonjati foli pas përfundimit të takimit në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.
NDESHJA – “Skuadra luajti futboll, e mbajtëm kundërshtarin në portën e tij. Flamurtari shënoi me një episod që e dhuruam ne. Ndihem mirë për rikthimin, ka pak emocione, por nuk ka aspak probleme”.
Tifozët në pallatin pranë stadiumit? “Janë njerëzit e mi, kushërinjtë e mi. Nuk e dija se ishin ata që më ndiqnin nga pallati”.
GOLI I PËSUAR – “Ne ja dhuruam golin Flamurtarit, nuk prodhoi lojë dhe nuk na vuri në presion. E filluam pak keq, por golin ia dhuruam ne, ishte faji ynë, jo meritë e kundërshtarit”.
DERBI – “Më shkon mendja dhe te derbi. Kam 5-6 ndeshje me 3 kartonë. Edhe sot u mundova të ruhesha për derbin që të mos mungoj. Ajo është ndeshja më e bukur në Shqipëri, Edhe në ndeshjen e parë përjetova emocione të paharrueshme”.