Telenovela Donaruma, tani Raiola konfirmon takimin me Milanin

0

U bë telenovelë, për të mos thënë serial komik, pasi çdo ditë Donaruma është në qendër të vëmendjes dhe shpesh prodhon edhe lajme absurde.

I tillë ishte ai i djeshmi: Donaruma fillimisht postoi në Twitter një shkrim: “DonaRaiola, dje, sot e nesër”.

Më pas në Instagram portieri kuqezi shkroi: “Kërkoj falje për shqetësimin, e dua Milanin dhe i dua tifozët. Pas Europianit, së bashku me familjen dhe menaxherin, do takohem me Milanin për rinovimin”.

The deleted Gianluigi Donnarumma Instagram post

Deklaratë që pak më vonë u përgënjeshtrua nga vetë Donaruma në Twitter: “Më vodhën llogarinë në Instagram, nuk kam shkruar asgjë”.

Si është e vërteta? Një zot e merr vesh, por sot Mino Raiola ka konfirmuar atë që shkruhej dje në Instagram, sepse agjenti i portierit kuqezi ka shkruar në Twitter: “Pas Europianit do të takohemi me Milanin. Tani rëndësi ka Kombëtarja”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.