Pas “masakrës” në Kukës, Jorgji “dënohet” dhe shkon në Champions League

0

Ka raste kur gabon dhe pezullohesh pak ndeshje, ka raste kur gabon dhe digjesh përfundimisht, por ka raste edhe kur gsbon dhe… nuk ndodh asgjë.

E mbani mend Kukësi-Skënderbeu? Pyetje retorike, natyrisht, sepse nuk mund të harrohet katrahura e gjykimit, me Enea Jorgjin që bëri gafa pa fund, aq sa nuk ndëshkoi as Salihin se i grisi kartonin e kuq!

Të gjithë menduan: ishte fundi i karrierës për arbitrin, ose të paktën heqja e stemës së ndërkombëtarit.

As që bëhet fjalë: Jorgji nuk është si arbitrat e tjerë, sepse ndryshe nga sa u ndodhi Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit, atij nuk i është prekur stema e ndërkombëtarit.

UEFA e ka përfshirë gjyqtarin famëkeq në listën e arbitrave që do të drejtojnë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Jorgji është zgjedhur të drejtojë sfidën në Bjellorusi mes BATE Borisov me fituesen e çiftit Alashkert-Santa Koloma. Ndihmësit e tij janë Ermal Barushi dhe Ridigert Çokaj, ndërsa Kridens Meta është caktuar gjyqtar i katërt.

Skënderbe, ke ndonjë vërejtje?

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online