Të paparë edhe në aktrim te Siti, video po bën xhiron e internetit

Vitin e kaluar i ndodhi Oleksandër Zinçenkos. Lojtarët e Sitit po festonin titullin kampion dhe ukrainasi e preku pa dashje me shpinë trofeun në mes të euforisë së krijuar.

Shokët e tallën, madje nuk e lejuan që ta prekte kupën e “Carabao Cup” që fituan në fund të shkurtit kundër Çelsit.

Historia është përsëritur te “Qytetarët”. Një video ku shihet trofeu i titullit i copëtuar në tokë është bërë virale në rrjetet sociale. Të gjithë janë shtangur kur kanë parë pamjet, por gjithçka ka qenë një lojë e kampionëve të Anglisë.

Përveçse të talentuar në fushën e blertë, lojtarët e Guardiolës kanë shfaqur edhe talentin e tyre në aktrim. Sidomos Kun Aguero, i cili të krijon idenë sikur kupa i ka rënë nga duart.

Mirror raporton se e gjitha ka qenë një shaka dhe kupa gjendet për mrekulli, ashtu siç u pa në paradën e bërë në qytet nga fituesit e titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online