Nuk duroi më dhe pranoi Kardifin, Sala mund të ishte shok me… Strakoshën!

Historia tragjike e Emiliano Sala i përloti të gjithë. Sulmuesi la Nantesin në janar për të firmosur me Kardifin, ndërsa avioni i tij u zhduk gjatë udhëtimit drejt Uellsit.

Fati ndonjëherë tregohet brutal. Argjentinasi sot mund të ishte gjallë, duke luajtur futboll në… Serie A! Siç raporton “L’Equipe”, Lacio, Udineze dhe Sampdoria kërkonin shërbimet e tij verën e kaluar.

Tentoi edhe Gallatasaraj, por turqit ndryshuan skemë në fund dhe kërkuan huazim me të drejtë blerje. Raporti i lojtarit me presidentin francez, Valdemar Kita nuk ishte aspak pozitiv. Ky i fundit ishte i qartë me klubet italiane: dëshironte 12 milionë euro dhe 20% të kartonit në rast të një shitje në të ardhmen.

Tare me shokë nuk pranuan, ndërsa Kita nuk toleronte aspak nga kërkesat e tij. Vera kaloi dhe Sala mbeti sërish në Ligue 1. Ai kërkoi edhe një rritje rroge, e cila nuk ndodhi kurrë. Raportet me presidentin u krisën.

Kita e kishte ndarë mendjen. Do e shiste Salanë në ofertën më të mirë që do i vinte në janar. Kardifi u fut në lojë dhe ofroi 17 milionë euro Nantesit dhe një rrogë shumë të mirë sulmuesit.

28-vjeçari pranoi, ndërsa miqve ju tregoi shkakun e vërtetë. “Nuk është maksimumi, por nuk mund ta duroja më presidentin”. Më pas e dimë të gjithë se çfarë ndodhi. I pari i klubit francez nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore të zhvilluar në vendin latin, pasi familjarët e Sala ia bënë të qartë se nuk i garantonin dot siguri maksimale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online