Interi ka vendosur: Mauro Ikardi do të shitet, pavarësisht dëshirës së argjentinasit për të qëndruar. Sulmuesi nuk ka raporte të mira me trajnerin Luçiano Spaleti dhe ka pasur disa herë konflikte gjatë këtij sezoni, gjë që bëri heqjen e shiritit të kapitenit dhe shumë minuta në stolin e rezervave.
Tani, duket sikur Interi e ka humbur toruan me Ikardin dhe sulmuesi është në listën e transferimeve. Edhe pse Ikardi ka thënë shpeshherë se do të qëndrojë te Interi dhe do të luftojë për skuadrën, kapitulli i tij te zikaltërit duket i mbyllur.
Argjentinasi ka luajtur 23 herë në kampionat këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar 4 herë. Bomberi deri para pak kohësh, ishte idhull te Interi, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Real Madridi dhe Juventusi shihen si destinacionet e mundshme të ish-kapitenit zikaltër.