Shkëndija s’e ndal hapin e kampionit, Shkupi ngec në shtëpi

Janë luajtur sot 5 ndeshjet e javës së 35-të në kampionatin e Maqedonisë dhe 3 javë nga fundi, shumë gjëra janë vendosur. Shkëndija e shkëputur në krye të tabelës, nuk e ka ndërmend të tolerojë, pasi edhe sot ka mposhtur me rezultatin 4-1 ekipin e Akademija Pandev. Dopieta e Zejnulait, Totre dhe Zhunior shënuan për kuqezinjtë nga Tetova.

Ndërsa Shkupi, nuk mori dot më shumë se një pikë në takimin kundër Renovës në shtëpi. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Serzhinjos, Ramadani i Renovës përmbysi gjithçka brenda 4 minutash, me një dopietë. Ustabasi në minutën e 60’, shpëtoi një pikë për Shkupin, që renditet në vendin e pestë, me 45 pikë.

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 35
E diel, më 19 maj 2019, ora 16:30

Belasica-Rabotniçki 0-1
Shënues: Akcovski 38′
Makedonija GP-Sileks 2-0
Shënues: Tanturovski 30′, Kirovski 44′
Shkëndija Tetovë-Akademija Pandev 4-1
Shënues: Zejnulai 24′ 84′, Totre 51′, Zhunior 67′ / Ivanov 52′
Shkupi-Renova 2-2
Shënues: Serzhinjo 7′, Ustabasi 60′ / Ramadani 52′ 59′
Vardar-Pobeda 6-0
Shënues: Popzlatanov 18’ 37’ 46’, Micevski 32’, Kolevski 43’, Filipe 48’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online