Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç është kthyer në qendër të vëmendjes së merkatos dhe shumë skuadra janë vënë pas tij. Fillimisht, u përfol për një kalim te kampionët e Francës, PSG, por Barcelona nuk lejoi që kroati të largohet në janar.
Mësohet se në verë, katalanasit nuk kanë ndërmend të ndalojnë largimin e Rakitiç, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur. Si pasojë, skuadrat që janë interesuar për shërbimet e 32-vjeçarit janë shtuar, me Bajernin e Mynihut që është skuadra më e fundit.
Bavarezët e shohin Rakitiç si një lojtar që mund të forcojë shumë repartin e mesfushës, pasi të besuarit e Kovaç shpeshherë kanë pasur probleme në këtë repart, për shkak dëmtimesh dhe kartonësh. Nuk dihet ende nëse Bajerni ka përgatitur një ofertë për kroatin, por interesimi për shërbimet e Rakitiç është konkret.