VIDEO | Triumf dhe lot, Tirana mposht Skënderbeun në limite

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës ngriti siparin e javës së 23-të në Kategorinë Superiore, me të dyja skuadrat synuan të marrin maksimumin nga kjo sfidë. Si Skënderbeu, ashtu dhe Tirana, vinin pas pikëve të lëna fundjavën e shkuar, me korçarët që u mposhtën në Flamurtari dhe me Tiranën që nuk mori dot më shumë se një pikë përballë Luftëtarit në shtëpi.

Takimi i sapo mbyllur ishte shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat dhe si pasojë, si Shehi, ashtu dhe Mema aktivizuan formacione shumë sulmuese. Golat nuk munguan dhe ishin fillimisht bardheblutë kryeqytetas që gjetën rrjetën. Një aksion shumë i bukur mes sulmuesit Ngo, Hasanit dhe Grecës gjejnë të papërgatitur mbrojtjen e Skënderbeut dhe Kobina është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës.

Skënderbeu u mundua të reagojë pas disavantazhit dhe vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, arritën të shënonin. Mesfushori Sibo është në fund të një aksioni shumë të bukur të “Ujqërve” dhe nga një distancë e afërt, nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Abibi.

Pjesa e dytë foli në favor të Skënderbeut, që mori në kontroll qarkullimin e topit, ndërsa Tirana i besoi kundërsulmeve. E pikërisht nga një kundërsulm, Tirana arriti triumfin. Kërçiku bën sulmuesin në krahun e djathtë, duke dribluar dy futbollistë kundërshtarë poshtë këmbëve dhe duke shërbyer për Majkëll Ngo.

Britaniku e ndal mirë, godet me të djathtën dhe ndëshkon portierin Dajsinani, që qëndron i palëvizur. Ky gol në minutën e 89’ i dha fitoren Tiranës, një triumf shumë i rëndësishëm.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23

E premte, më 22 shkurt, ora 18:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU-TIRANA   1-2
Shënues: Sibo 45′ / Kobina 26′, Ngo 89′

Skënderbeu: Dajsinani, Dita, Radash, Pëllumbi, Abazi (Mara 70′), Sibo, Taipi, Gripshi, Muzaka, Pervan (Asani 76′), Krasniqi Trajneri: Orges Shehi Në dispozicion (Teqja, Asani, Oto Xhon, Mara, Sambu, Qoshku, Qeleshi)

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Atinga, Imami, Karabeci, Maveje, Kobina (Doka 51′), Greca, Hasani, Ngo. Trajneri: Ardian Mema  Në dispozicion (Lika, Doka, Daja, Goxha, Halili, Ismajlgeci, Muça)

Gjyqtarë: Laver Alla, Ilir Tartari, Edlir Malo, Devis Korreshi; Gjyqtarë linje: Olsi Sokoli; Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Maveje 32’, Atinga 41′, Kërçiku 75′

Delegat: Astrit Maçi

EPISODET

90′ Mbyllet takimi, triumfon Tirana

89′ Goooool Tirana!! Shpërthim perfekt nga Kërçiku, i cili driblon dy kundërshtarë dhe shërben në qendër. Ngo godet bukur dhe mposht Dajsinanin për herë të dytë. Festë e çmendur në stolin e Tiranës, me Memën që nuk i mban dot lotët

49’ Kombinime të mira mes Muzakës dhe Pervan. Topi shkon në këmbët e sulmuesit Krasniqi, i cili godet menjëherë me të majtën, por pa probleme për Abibin

46′ Starton pa ndryshime e dyta, topin e parë e luan Skënderbeu

45+’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-1

45’ Gooooool Skënderbeu!! Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Skënderbeu barazon. Një aksion shumë i bukur nga e majta konkretizohet me krosimin e Abazit. Topi i mbrojtësit shkon në këmbët e Muzakës, që shërben në qendër dhe Sibo shënon. Festa? Si Kristiano Ronaldo…

26’ Goooooool Tirana!! Një aksion perfekt nga Ngo, Hasani dhe Greca konkretizohet me gol nga Kobina, i cili ndëshkon portierin Dajsinani nga një distancë e afërt

13’ – Hasani depërton në zonën e rreptësisë dhe gjuan pak metra lart portës, Dajsinani i vendosur mirë pret dhe largon rrezikun

6′ Pervan bën gjithçka mirë, spostohet në qendër dhe godet fort, por gjuajtja e tij shkon pak mbi traversë

1’ Fillon takimi në stadiumin “Skënderbeu”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online