“Të duhen lekët për fushatë, s’ta ka fajin Cungu”, zemërata e tifozëve

Armando Cungu nuk është më në krye të Kukësit dhe këtë herë askush nuk aludoi për largimin e tij dhe për këtë presidenti i verilindorëve duhet të jetë i lumtur. Trajneri shkodran, pas humbjes me Skënderbeun në Korçë, duhet të presë për ofertën e radhës. Ndoshta media do të akuzohet sërish, kësaj radhe pse nuk shkroi se Cungu është larguar.

“Trajnerin e heq kur dua unë. Unë trajnerin e heq kur nuk ka rezultate dhe e heq vetë. Madje kur të thoni ju që e shkarkoj trajnerin, unë do e mbaj dhe dy vite të tjera”, na thoshte Gjici në konferencën e organizuar pas disfatës me Teutën. Tashmë ka ardhur zyrtarizmi i largimit të Cungut dhe si zakonisht tifozët në rrjetet sociale komentojnë pa drojë.

Lexon gjëra nga më të çuditshme, flitet për politikë, tolerime, prapaskena nga më të ndryshmet. Gjithsesi nuk do të thotë se ato që ata shkruajnë janë të vërteta. Nëse shikon në faqen zyrtare të Kukësit, ka zëra pro dhe kundër largimit të Cungut. Gjithsecili ka të drejtë të gjykojë e mendoja ashtu si dëshiron. Më poshtë ju sjellim reagimet e para të bëra nga tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *