Disa rezultate negative në fund të muajit shtator krijuan idenë se te Barcelona do të kalonin një sezon shumë të mundimshëm, por një muaj më vonë situata ka marrë një kthesë “180 gradë”. Fitoret ndaj Interit dhe Realit kanë ngritur shumë vetëbesimin te skuadra katalanase, ndërsa ditën e sotme ka ardhur një tjetër lajm mirë.
Lionel Mesi është rikthyer në stërvitje dhjetë ditë pas frakturës në krah, që pësoi në takimin ndaj Seviljes. “Pleshti” do i duhet dhe të paktën dy javë për të qenë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë dhe te Barcelona nuk pse nxitohen.
Ditën e sotme katalanasit do luajnë ndaj Kultural Leonesën në kuadër të Kupës së mbretit, ndërsa në fundjavë do të udhëtojnë në periferinë drejt lagjes periferike të Madridit, Vajekas, për t’u ndeshur ndaj Raio Vajekanos dhe në mesjavë destinacioni është Milano, ku do të kenë përballë Interin.