Rrugëtimi i Kategorisë së Parë, plani për javën e tetë

0

Vllaznia në grupin A dhe Besa në grupin B kryesojnë pas shtatë javësh kampionat, ndërkohë që bëhen gati për javën pasardhëse. Shkodranët do të presin në shtëpi Vorën dhe synimi janë tre pikët, në mënyrë që të paktën të ruhet diferenca me ndjekësit.

Dinamo është më pranë kreut dhe blutë gjithashtu luajnë si pritës. Korabi është kundërshtari i tyre. Kjo ndeshje, por edhe Erzeni-Shënkolli dhe Besëlidhja-Iliria, luhen ditën e shtunë prej orës 14:00. Në grupin A të dielën luhet Veleçiku-Burreli.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00
Erzeni-Shënkolli
Vllaznia-Vora
Besëlidhja-Iliria
Dinamo-Korabi

E diel, më 4 nëntor, ora 14:00
Veleçiku-Burreli

Besa kryesuese luan të dielën me Lushnjën, takim ky që do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në RTSH. Bylisi do kërkojë të ruajë ritmin dhe ka në program një ndeshje të vështirë në transfertë me Tomorin.

Oriku-Apolonia është një tjetër takim mjaft interesant, ndërkohë Pogradeci e ka detyrim fitoren kundër Elbasanit të vendit të fundit. Egnatia është në kërkim të fitores dhe mundësia më e mirë është këtë të shtunë, pasi pret në shtëpi Turbinën.

E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00
Oriku-Apolonia
Tomori-Bylis
Pogradeci-Elbasani
Egnatia-Turbina

E diel, më 4 nëntor, ora 14:00
Besa-Lushnja

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.