Lacio siguroi shërbimet e Milinkoviç-Saviç në vitin 2015, duke fituar garën me Fiorentinën. Bardhekaltrit paguan 20 milionë euro te Genku për kartonin e mesfushorit, ndërsa tashmë mund ta shesin për më shumë se 100 milionë euro.
Igli Tare i është rikthyer për “Sky Sport”, edhe njëherë momentit kur në garë për 23-vjeçarin ishte dhe ekipi viola. Serbi i kishte dhënë fjalën Tares se do të zgjidhtë Lacion, por takoi dhe Fiorentinën, duke dëgjuar ofertën e tyre.
Në fund ai e mbajti fjalën e dhënë dhe kaloi në kryeqytet, ndërsa drejtori sportiv shqiptar do i jetë gjithmonë mirënjohës për një gjë të tillë.
“Në ato minuta isha i sigurt se Milinkoviç-Saviç nuk do të shkonte te Fiorentina, por do të vinte te Lacio. Një natë përpara më mori në telefon dhe më tregoi se do të zgjidhte Lacion, duke më thënë që të qëndroja i qetë. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës, sepse ka pak futbollistë që bëjnë diçka të tillë“, thekson Igli Tare.