Turqia, Kosova dhe “Arena kombëtare”: “zbërthehet” Armand Duka

Shqipëria ka mësuar në fillim të dhjetorit rivalët në kualifikueset e e Euro 2020 dhe mes tyre është edhe Turqia. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për grupin ku ndodhet Shqipëria dhe sërish ka shprehur mbështetjen për trajnerin Kristian Panuçi.

“Unë besoj se Panuçi do të bëjë më mirë në kualifikueset e EURO 2020”, shprehet Duka mes të tjerash, ndërkohë që është pyetur edhe në lidhje me stadiumin “Arena Kombëtare”, që pritet të përfundojë së ndërtuari gjatë vitit 2019.

INFRASTRIKTURA – “Stadiumi kombëtar në kryeqytet është projketi më i madh i futbollit shqiptar. Ne vazhdojmë punën për të përmbyllur punimet. Hapja e stadiumit do të bëhet në vitin 2019, ëshët drejt përfundimit. Synojmë të luajmë në stadiumin tonë në kualifikueset e Europianit, por me Turqinë do të luajmë në Shkodër”, u shpreh Duka. Më Turqinë do të luhet më 22 mars.

ZHVILLIMI I TURQISË – “Turqia ka evoluar në çdo aspekt, ka një zhvillim të jashtëzakonshëm. Nëse shikoni infrastrukturën, ka nivele spektakolare në gjithë Turqinë. Organizimi është shumë i mirë dhe kjo vlen për të gjitha klubet. Nëse shikoni shifrën e shitjes e së drejtës televizive, ka arritur në nivele rekord në tre vitet e fundit. Futbollistët turq luajnë në ekipe shumë të mira për momentin, ndërkohë që edhe në Turqi po luajnë futbollistët më të mirë të Europës. Ekipi kombëtar turk meriton më shumë në renditje dhe në arenën ndërkombëtare”, janë fjalët e kreut të FSHF-së për televizionin turk “AA”.

NDESHJA – “Për t’i marrë tre pikët kundër Turqisë duhet djersitur shumë, duhet të punosh shumë. Do të luajmë në shtëpi dhe qëllimi ynë i vetëm është që të fitojmë kundër Turqisë. Është një ekip, një kundërshtar që duhet respektuar nga skuadra që ka, nga përbërja e futbollistëve dhe në gjithçka tjetër. Objektivi ynë është kualifikimi në kompeticionet e rëndësishme evropiane dhe kombëtare”.

GRUPI KUALIFIKUES – “Është një grup i hapur, një grup për t’u luajtur. E thashë edhe më parë, një grup me favorit në letër Francën, Turqinë, Islandën dhe pastaj vjen Shqipëria. Nuk kemi bërë rezultate pozitive në vitin 2018, nuk mund ta konsiderosh një vit të mirë për rezultate”.

RAPORTI ME KOSOVËN – “Me Kosovën kemi marrëdhënie shumë të mira, ndihmojmë në mënyrë reciproke njëri-tjetrin. Duke qenë se Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e pranuar më parë në FIFA E UEFA, ka pasur të organizuar kurset UEFA për trajnerët, kurset e arbitrave. Pothuajse të gjithë trajnerët e Kosovës janë përgatitur këtu. Kam shumë besim se do të bëjnë më mirë akoma në kualifikuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online