Të shtunën në mbrëmje Milan-Lacio u mbyll me sherr masiv dhe pak më vonë mesfushori i Milanit Bakajako shkoi poshtë tribunës së tifozerisë ultras, duke valëvitur fanellën e mbrojtësit të Lacios, Açerbi, me të cilin shkëmbeu batuta në distancë gjatë javës para sfidës direkte për vendin e katërt.
Gjesti i Bakajokos acaroi jo pak ambientin lacial dhe Açerbi në rrjetet sociale kritikoi rivalin, duke shkruar se fanellën ia kishte dhënë për të bërë paqe.
Pas zhurmës së madhe mediatike dhe rrezikut të pezullimit të mesfushorit, Milani ka urdhëruar Bakajokon të telefonojë Açerbin.
“Kam respekt maksimal për ty. Është e vërtetë, ishte një vënie në lojë për humor, por nuk ishte me ligësi. Nuk donim absolutisht të ofendonim as ty dhe as skuadrën tënde“, tha Bakajoko, i përkthyer nga një zyrtar i klubit, raporton ANSA.