Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë për skuadrat zvicerane është shumë i madh dhe një nga ta është dhe talenti 19-vjeçar, Andi Zeqiri. Edhe pse me nënshtetësi zvicerane, Zeqiri ka mundësinë të zgjedhë kombëtaren tonë ose përfaqësuesen e Kosovës.
Zeqiri ka shënuar 4 gola në 15 ndeshje në ligën e dytë zvicerane, por vetëm 6 sfida i ka startuar si titullar për Lozanën. Gjithmonë kur i është besuar, Zeqiri ka arritur të jetë protagonist.
Edhe në sfidën e sotme miqësore përballë Ksmaksit, talenti ka qenë ndër më të mirët, pasi ka arritur edhe të gjejë rrjetën. Në minutën e 25’, Zeqiri dyfishoi avantazhin për skuadrën e tij, që në fund triumfoi bindshëm 0-3.
Miqësore
Ksamaks – Lozanë 0-3
Shënues: Olivera 14’, Zeqiri 25’, Kura 70’