Elmando Gjini është vetëm 16-vjeç dhe e ardhmja e mesfushorit të Shqipëri U-17 duket e ndritur. Gjini është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por skuadra që arriti te firma e tij është Bolonja.
Klubi italian i ka besuar 16-vjeçarit dhe i ka nënshkruar kontratë. Gjini do të aktivizohet me skuadrat zinxhirë të Bolonjës dhe me të ardhmen e tij që premton shumë, mund ta shohim dhe me ekipin e parë. Gjini është një lojtar i rëndësishëm te kombëtarja U-17 e Shqipërisë dhe shumë cilësor.
Shtohet këtu numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali, me Gjinin që është një nga lojtarët më të rinj shqiptarë që aktivizohet në shtetin fqinj.