Alegri: Me Lacion ndeshje e komplikuar, Pogba vështirë të kthehet

Juventusi do të luajë mbrëmjen e nesërme një sfidë mjaft delikate, teksa do të udhëtojë në transfertën e Lacios. Numri një i pankinës juventine, ka folur për mediat në kuadër të ndeshjes. Alegri u pyet mbi merkaton dhe afrimin e fundit në ekip, Martin Kaseres. Gjithashtu, Pol Pogba u përmend, ku tekniku livornez hodhi poshtë mundësinë e kalimit të francezit në Torino.

MERKATO – “Kaseres është një lojtar që me të vërtetë e doja. Benatia kërkoi të largohej dhe klubi ia plotësoi dëshirën. Ishte pjesë e rëndësishme e jona prej vitesh dhe më vjen keq që vendosi kështu, por unë nuk mund të ndërhyj në këtë pjesë. Vlerësuam profilet që mund të merrnim në një kohë të shkurtër dhe fatmirësisht Martin pranoi. Kaseres e njeh mjedisin dhe është i besueshëm. Në tre ose katër javë do të kemi gati edhe Barzalin, ku mbrojtja do të jetë e plotësuar.

POGBA – “Merktoja e janarit besoj tani është e mbyllur për ne. Pogba në verë? Sinqerisht besoj se është shumë e vështirë për Pogba të kthehet te Juventus”.

MUNGESAT – “Manxhukiç rikthehet për javën e ardhshme në sfidën ndaj Parmës, ndoshta edhe Kedira. Pjaniç do të nisë të stërvitet me ekipin të hënën. Me Lacion do të kemi 15 lojtarë, kthehet dhe Kaneslo, i cili është një lojtar i rëndësishëm. I vetmi dyshim është në mesin e fushës, nëse do të luaj me dy apo me tre. Ndaj Lacios do të jetë një ndeshje e komplikuar. Është një ekip fizik dhe teknik. Për të fituar titullin duhen dhe shumë fitore”.

RUGANI – “Largimi i Benatias mund të shndërrohet në një mundësi të mirë për Daniele Ruganin, i cili prej kohësh pret shansin e tij. Tani ai do të luajë më shumë ndeshje dhe do të ketë mundësinë të tregojë se sa është rritur gjatë këtyre katër viteve të fundit”.

KIN – “Moise Kin gjithashtu duhet të bëjë të njëjtin arsyetim. Mbush 19 vjeç për pak dhe futbolli do t’i mësojë shumë gjëra. Këtu mund të mësojë më mirë se kudo tjetër. Nëse do të largohej, mund të kishte vuajtur 20 herë më shumë. Largimi do t’ia vështirësonte rritjen futbollistike. Duhet të ketë qetësi, pasi shumë shpejt do të kthehet në një lojtar të vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online