Elseid Hysaj është një objektiv i Interit raportohet në Itali, por ditën e sotme ka pasur një takim të menaxherit të mbrojtësit me drejtuesit e Napolit. Alfredo Pedulla raporton se në Romë Mario Xhufredi ka takuar presidentin Aurelio De Laurentis dhe drejtorin sportiv Xhiuntoli.
Gjatë takimit thuhet se është folur për shifra konkrete dhe palët janë shumë pranë njeh marrëveshje. Diferencat janë të vogla dhe pritet që të ketë sërish bisedime për të mbyllur marrëveshjen e plotë.
Sikurse dihet, Hysaj ka një kontratë me Napolin që vlen deri në verën e vitit 2021. Largimi i mbrojtësit bëhet vetëm për shumën e 50 milionë eurove, që korrespondon me klauzolën e largimit. Momentalisht kartoni i shkodranit vlerësohet në rreth 35 milionë euro.