Mesfushori i Skënderbeut, Shqiprim Taipi debutoi sot në kampionat me fanellën e “Ujqërve” dhe përballë Partizanit kryesues, bëri një ndeshje shumë të mirë. Mesfushori foli për “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen individuale, por jo me rezultatin e sfidës.
Ndeshja e parë – “Po, mund të them se ishte një ndeshje për mua shumë e rëndësishme, pasi vij prej një kampionati më ndryshe. Për mua ishte një emocion shumë i madh të luaj kundër një rivali si Partizani. Isha i gatshëm të jap maksimumin për Skënderbeun”.
Debutimi – “Po tani nuk është moment i keq që kam ardhur, por ka qenë mirë të vija më përpara. Por jam i ri 21-vjeç dhe pak nga pak, gjërat do të rregullohen të gjitha bashkë”.
Titulli kampion – “Kampionati është i gjatë dhe ne duam të shkojmë deri në fund 100%. Ne mendojmë gjithmonë për titullin dhe në Evropë. Shpresoj që ta fitojmë edhe vendimin kundër KAS-it”,- tha Taipi.