Rama: Rexhepi i shkëlqyer, nuk i shoh kundërshtarët

Edhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut, ku u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e “Demave” në këtë ndeshje. Gjithashtu, Rama tha se ardhja e re, Rexhepi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe i ka shtuar shumë kualitet skuadrës. Në fjalën e tij për “Supersport”, Rama tha:

“Fitorja në Korçë, ka bukurinë e vet. Unë gjithmonë e kam thënë se nuk i shoh ekipet tjera, ndoshta i shoh në 2-3 javët e fundit. Lufta jonë është me veten tonë, që të përmirësohemi dhe të bëjmë diçka ndryshe.

Gjëja që pashë ka qenë dëshira e djemve për tu përmirësuar, fakti që janë të vetëdijshëm që kanë një ekip të mirë. Mendoj se kjo ishte dhe një nga arsyet që fituam. Terreni nuk na ndihmoi dhe bëri që të mbrohemi më shumë dhe të sulmojmë me kundërsulme. Shënuam shumë shpejt dhe kjo gjë na ndihmoi.

Blerjet e reja do të luajnë atëherë kur ta meritojnë. Jam shumë i kënaqur me Rexhepin dhe mendoj se është një prurje shumë e mirë për ekipin tonë”,- u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online