Milani luan sot kundër Betis në Europa League, ndërkohë që para kësaj ndeshjeje ka folur për kanalet zyrtare të klubit spanjolli Suso. Fillimisht ai thekson se duhet të fitojnë këtë ndeshje, ndërkohë që beson se mund të bëjnë gjëra të mira në Europë këtë vit.
“Të mundim Betisin është e rëndësishme, pasi nëse fitojmë mund të jemi më të qetë. Në Futboll nuk i dihet kurrë, por ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të fitojmë”, është shprehur Suso, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve.
OBJEKTIVI – I pyetur në lidhje me objektivin që Milani ka, spanjolli u shpreh: “Vitin e fundit me Arsenalin kemi bërë dy ndeshje të mëdha kundër një ekipi të fortë. Këtë vit duam të kalojmë grupet, më pas të shohim. Kemi rastin të bëjmë diçka të bukur”.
GATUZO – Sulmuesi vlerëson maksimalisht trajnerin Xhenaro Gatuzo. “Është një person madhështor, mund të flasësh me të për çdo gjë dhe gjithmonë përpiqet të ndihmojë. Është personi i duhur, në vendin e duhur”, shtoi anësori.
NJERIU ASISIT – Për Suson të asistojë nuk është e vështirë, sidomos kur shokët e ekipit e dinë shumë mirë se çfarë do të bëjë. “Është e rëndësishme të asistosh, sikurse të shënosh. Me dikë kuptohem mirë në fushë, dhe shokët e kuptojnë para se çfarë do të bëj dhe është më e lehtë”.
HIGUAIN – Në fund ka folur edhe për argjentinasin e sulmit, Gonzalo Higuainin. “E gjej veten mirë me të, madje edhe jashtë fushe. Është në djalë fantastik dhe u përfshi menjëherë me të. Në fushë të gjithë e njohim dhe është një kampion. Nuk ka shumë gjëra për t’u thënë”.