Pasuesit më të mirë në Serinë A, Hysaj mes më “precizëve”

Elseid Hysaj e pa nga pankina sfidën e mbrëmshme kundër PSG në Champions, me Ançelotin që vendosi të mos i besonte asnjë minutë mbrojtësit shkodran. Trajneri i Napolit njihet si një mjeshtër i rrotacionit dhe një gjë të tillë po e përdor me sukses dhe tek ekipi italian.

Lojtari i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 8 ndeshje në Serie A, ku numëron 720 minuta të aktivizuara dhe një asist, ndërsa në Champions ka luajtur në ndeshjen e parë kundër Cërvena Zvezdës në Beograd.

Pavarësisht kësaj, Hysaj ka bërë paraqitje pozitive dhe renditet në 10 lojtarët me numrin më të madh të pasimeve të sakta në kampionatin italian. Në krye është Marselo Brozoviç i Interit me 689 pasime të kryera, ndërsa pas tij renditen Kulibali i Napolit (651 pasime) dhe Miralem Pjaniç i Juventusit (615 pasime).

Hysaj renditet në vendin e dhjetë me 517 pasime të bëra, çka tregon saktësinë dhe rritjen e 24-vjeçarit. E veçanta e renditjes është fakti që në dhjetëshen e parë renditen 7 mbrojtës dhe vetëm 3 mesfushorë (Brozoviç, Pjaniç dhe Alan).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online