Supersfida e së premtes, çmime “të kripura” për tifozët

Java e 15-të rezervon takime shumë interesante, por pa dyshim që vëmendja më e madhe do të jetë te sfida e së premtes, ku Kukësi nënkampion sfidon kampionët e Skënderbeut. Në vitet e fundit ky takim ka qenë nga ato sfida që është konsideruar si kopertinë për futbollin shqiptar.

Duke qenë se Kukësi këtë edicion do të luajë larg stadiumit të tij, takimi i kësaj jave do të luhet në Kamzë. Kompania “blinibileta.com” ka publikuar dhe çmimet e biletave për këtë takim. Kështu, një biletë në tribunën qendrore, ose siç thuhet ndryshe, në tribunën VIP, do të kushtojë 10 mijë lekë të vjetra. Një shumë e kripur, pasi duket një ccmim relativisht i lartë.

Në të gjithë sektorët e tjerë një biletë do të kushtojë vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Çmime të logjikshme deri diku. Nëse kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, pritshmëritë janë që në këtë takim të kemi një numër të lartë tifozësh. Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet të premten në orën 14:00.

 

Java e gjashtëmbëdhjetë e Kategorisë Superiore

F.K Kukësi Albania vs KF Skënderbeu

Biletat mund ti blini nga sot tek pika ku shiten Gazeta dhe Revista në Kamzë, 20m larg rreth-rrotullimit të qytetit dhe ditën e ndeshjes pranë stadiumit

Çmimet

Tribun Qendrore – 1000 Lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online