Vllaznia e ka seriozisht, zyrtarizon marrëveshjen me akademinë nigeriane

Edhe pse Vllaznia ka një akademi që prodhon jo pak lojtarë cilësor, të cilët kanë treguar se mund të bëjnë mirë edhe jashtë vendit, drejtuesit shkodranë duan të fusin një politikë të re, duke afruar lojtarë afrikan, në mënyrë që më pas t’i shesë jashtë vendit.

Sipas një postimi në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë ka arritur marrëveshjen me klubin nigerian të “Derby Futboll Akademy”, që të ketë ekskluzivitetin për të afruar lojtarë nga kjo skuadër. Sipas sqarimit në sajtin e klubit administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat prej ditësh janë në negociata me klubin e sipërpërmendur për të arritur marrëveshjen për bashkëpunim. Klubi tregon se bëhet fjalë për një prej klubeve që punon shumë metë rinjtë.

Po ashtu bëhet me dije se Hasan Lika do të udhëtojë drejt Nigerisë, për të parë nga afër disa prej lojtarëve që në janar mund të marrin avionin për në Shqipëri.

“Dy drejtuesit e lartë të KF Vllaznia, administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat prej disa ditësh ndodhen në Nigeri për të nisur një bashkëpunim me një Akademi të njohur atje. Pas ndjekjes së një turneu me 6 skuadra në Abuja, ato kanë udhëtuar drejt qytetit Jos, një qytet i famshëm për lojtarët e mirë që dalin nga Nigeria. Administratori Suad Lici ra dakort me “Derby Futboll Akademy” për të pasur të drejtën ekskluzive për transferimin e lojtarëve jashtë këtij vendi. “Derby” ka shumë lojtarë që luajnë në skuadrën kombëtare të të rinjve të Nigerisë.

Në të ardhmen ne duam të marrim lojtarë 18-20 vjeçarë nga ky vend, për t’i afruar te skuadra jonë “Vllaznia B”, në mënyrë që të përshtaten me futbollin shqiptar dhe me lojtarët e talentuar që ne kemi në Shkodër. Në momentin që do të jenë gati, ato do të jenë më pas pjesë e skuadrës “Vllaznia A”.

Dy drejtuesit e klubit kanë rënë dakord që të dërgojmë trajnerin tonë për të bërë një vizitë të shkurtër në Nigeri, për të mbikëqyrur dhe identifikuar lojtarë që mund të vendosen në shërbim të Vllaznisë.

Presidenti i Klubit të Futbollit “Derby” Elio Faddoul dhe administratori i KF Vllaznia z.Suad Lici kanë rënë dakord për shumë çështje, të cilat do të vazhdojnë më tej me krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online