Valeta merkato në Shkodër, merr lojtarin e talentuar

Në Shkodër thonë shpesh që futbollin e kanë në gjak, dhe deri diku kanë të drejtë. Qyteti verior ka prodhuar shumë elementë, që kanë furnizuar jo vetëm futbollin shqiptar, por edhe tregun e huaj.

Sipas asaj që ka publikuar vetë, “Akademia Ajaks Shkodër” përmes një postimi në Facebook, njoftohet se Eslit Sala duke nisur që nga sot do të jetë pjesë e skuadrës së Valetës. Kampionët e Maltës kanë arritur marrëveshjen me klubin shkodran, për të marrë shërbimet e lojtarit në fjalë. Sala do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Valetës, skuadër kjo që u ndesh me Kukësin në turin e parë kualifikues të Champions League-s.

Edhe vetë akademia e konsideron diçka madhore faktin se është bërë pjesë e lëvizjeve ndërkombëtare. Po ashtu klubi njofton se ky është vetëm hapi i parë dhe në të ardhmen do të ketë edhe të tjera lëvizje.

“Është gjetur më në fund akordi ndërmjet klubeve. Nga nesër një prej Ajaksave, futbollisti i talentuar Eslit Sala do të jetë lojtar i Valeta, Maltë. Pas muajit janar në të cilin mbyllen edhe transferimet ai do të jetë në dispozicion të ekipit të parë atje dhe pritet të luajë në takimet zyrtare. Ne jemi krenar për këtë djalë i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për AAS që prej themelimit duke na dhuruar shumë trofe dhe emocione pa fund. Ne i jemi mirënjohës që qëndroi besnik deri në fund AAS dhe së bashku arritëm objektivin e tij të parë pasi jemi të bindur se do arrijë në majat e futbollit europian. Me transferimin e Salës AAS arrin pragun e kontributit të saj në futbollin ndërkombëtar pas arritjes më parë të objektivit të kontributit me lojtarë të ekipeve Kombëtare. Kujtojmë se 8 lojtarë të AAS-së perfshirë edhe Salën i kanë kontribuar me dinjitet ekipeve Kombëtare Shqiptare. Ky është vetëm transferimi i pare dhe nuk do të jetë i vetmi. Po punojmë pasi në ditët e fundit janë disa në proces dhe një projekt që natyrisht duan kohën dhe vëmendjen e duhur. AAS i uron suksese Eslit Sala dhe një përfaqësim maksimal i cilësive me të mira të AAS-së dhe lojtareve shqiptar! Ne nuk do të ndalojmë por do jemi me ty duke të të dhëne forcë në rrugën drejt majave të suksesit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online