Paraja duket se vendos për gjithçka dhe Spanja do ta zhvillojë Superkupën e saj në Arabinë Saudite, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Siç raportohet nga mediat spanjolle negociatat mes federatës spanjolle dhe shtetit saud janë në faza të avancuara.
Superkupa do të zhvillohet për gjashtë sezone në Arabinë Saudite, me përfitimet që do të jenë 30 milionë euro për sezon. Thuhet se trofeu i sezonit të ardhshëm do të luhet në janar të vitit 202.
Të njëjtën taktikë ndjek edhe kampionati italian prej disa kohësh, ku së fundmi Superkupa mes Juventusit dhe Milanit u zhvillua në Arabinë Saudite në Jeddah.