Jasir Asani ishta autori i një supergoli që i dha avantazhin Partizanit në takimin e sotëm ndaj Flamurtarit. Në një moment hutimi futbollisti nga Shkupi mori plotësoi numrin e kartonëve të verdhë për shkak të një festimi të tepruar dhe si pasojë humbet derbin e javës së ardhme ndaj Tiranës.
Me anë të një mesazhi të shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, sulmuesi u kërkon falje tifozëve për kartonin e verdhë dhe i fton të jenë sa më të shumtë në numër në ndeshjen derbi, ku të kuqtë mund të shpallen zyrtarisht kampion të Shqipërisë.