Nejmar u transferua para dy vitesh në Paris, por më në fund e ka kuptuar se ka gabuar. Ai i ka shprehur dëshirën për t’u larguar klubit, me këtë të fundit që nuk dëshiron ta mbajë me pahir. Kështu, këtë verë pritet të kemi një transferim “tronditës”.
Pini Zahavi, i njëjti agjent, që pregatiti largimin nga Barcelona është vënë në veprim për të shkaktuar një tjetër “tërmet”. Ai po fillon negociatat për largimin e Nejmar nga “Parc de Princes” dhe bashkimin me një klub mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Ai gëzon një miqësi të madhe më familiarët e Nejmar dhe është njeriu i duhur për t’iu besuar kjo detyrë e vështirë. Reali në pozicionin ku aktivizohet braziliani sapo konfirmoi Eden Hazard. Kështu me shumë mundësi afrimi i 27-vjeçarit mund të jetë përjashtuar në “Santiago Bernabeu”. Mbape gëzon një pëlqim më të madh në Madrid.
Barcelona shihet si mundësia më reale për Nejmar. Shoqëria që ka atje dhe njohja e ambjentit të klubit katalanas e bën brazilianin të mendojë seriozisht të mendojë rikthimin. Nuk ka më nevojë për aventura dhe klubi blaugrana është i vetmi vend, ku nuk ka hapësirë për të tilla gjëra.
Parisi nga ana e tij ka bërë të ditur se është gati ta lërë numrin “10” të shkojë vetëm në këmbim të një oferte të madhe. Barcelona mund të tentojë edhe të përfshijë lojtarë të tjerë për të ulur vlerën e kartonit, si dhe për të “spastruar” skuadrën.